black and white bed linen

Historia Jonë

Një shije që lindi në familje dhe u rrit me besim

Besniku Cakes lindi nga viti 2004 nga një ide e thjeshtë, të krijojmë ëmbëlsira që nuk kënaqnin vetëm shijen, por edhe shpirtin. Gjithçka filloi në një kuzhinë të vogël familjare në Prizren, ku përgatitja e tortave ishte mënyra jonë për të festuar çdo moment të bukur me njerëzit që donim.

Me kalimin e viteve, pasioni u kthye në profesion dhe ëndrra filloi të rritej. Nga recetat e trashëguara, te teknikat moderne të pasticerisë, ne i kombinuam të dyja për të krijuar stilin tonë unik. Çdo tortë ishte një mësim, çdo klient një histori e veçantë dhe çdo porosi një mundësi për t’u bërë më të mirë.

Sot, Besniku Cakes është një pasticeri e njohur në Prizren me 6 pika të shitjes dhe duke planifikuar zgjerim të më tutjeshëm, e ndërtuar me punë të ndershme, shije të pastër dhe përkushtim të madh për cilësinë. Ne jemi rritur bashkë me klientët tanë, me festat e tyre, me gëzimet e tyre, me traditat familjare që përsëriten vit pas viti.

Edhe pse kemi ndryshuar shumë që nga fillimi, një gjë ka mbetur e njëjtë. dëshira jonë për t’u qëndruar besnikë shijes, pastërtisë dhe mikpritjes. Në çdo tortë që përgatitim, ka një pjesë të historisë sonë dhe një pjesë të zemrës sonë.

Besniku Cakes është më shumë se një pasticeri. është familja jonë, tradita jonë dhe mënyra jonë për të sjellë pak kënaqësi në ditën tuaj.

Dhe kjo histori vazhdon, çdo ditë, me çdo tortë të re që dalin nga duart tona.